Ibra ul me “këmbë në tokë” Mbappe: Nuk je më i madh se klubi, Zidan ishte Zidane për një arsye
Autori: Gazeta inFokus
13:00 | 03 November 2022
Zlatan Ibrahimovic është duke u rikuperuar nga dëmtimi në gju dhe shpreson të jetë i gatshëm për Milanin në janarin e vitit 2023. Megjithatë, Zlatan vijon të mbetet një nga protagonistët absolut në botën e futbollit edhe kur ai nuk jep kontribuin e tij nga fusha e lojës. Së fundmi suedezi ka dhënë një intervistë për mediat franceze duke folur për situatën aktuale të ish-klubit të tij Paris Saint German.
“Mbappé, si person nuk e njoh shumë mirë. Si lojtar ai është fantastik. Por kur humbet disiplinën, humbet identitetin. Zidane është Zidane për një arsye. A dëshiron Mbappé ta imitojë atë? Nuk jam i kënaqur. Mbappe mori vendimin e duhur për të qëndruar në Paris, jo për veten e tij por për Parisin. Mbappe e ka vendosur veten në një situatë ku është më i rëndësishëm se klubi, dhe klubi i dha çelsat për këtë. Por t’i nuk je kurrë më i madh se një klub”.
Për sulmuesin e Milanit, kjo situatë është krijuar nga prindërit e Mbappe, të cilët ai i kritikoi.
“Kur një fëmijë bëhet i fortë, ai mund të fitojë lehtësisht para. Pastaj prindërit e tyre bëhen avokatë, agjentë, trajnerë… Ata kalojnë nga një gjë në tjetrën. Dhe ky është problemi. Në këtë rast humbisni vetëdisiplinën dhe identitetin tuaj. Sot me brezin e ri, prindërit, babi dhe mami, dhe çdokush tjetër, mendojnë se je shëndërruar në një yll. Ata flasin në gazeta. Por kush mendoni se jeni? Mbylle. I takon djalit tuaj, lojtarit, të punojë dhe të jetë i disiplinuar”, u shpreh suedezi.
Zlatan Ibrahimovic ka luajtur për katër sezone te “Parizienët” nga viti 2012 deri në vitin 2016.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































