Shpërthim koronavirusi/ Kina izolon mbi 600.000 persona Zhengzhou
Autori: Gazeta inFokus
14:19 | 02 November 2022
Kina ka izoluar një zonë me 600.000 banorë në qytetin Zhengzhou, ku gjendet edhe fabrika më e madhe në botë për prodhimin e telefonave iPhone, të kompanisë amerikane, Apple, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Për koronavirusin është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Të gjithë njerëzit, përveç punëtorëve të domosdoshëm dhe vullnetarëve nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre”, kanë thënë autoritetet në Zhengzhou.
Ky vendim vjen pas disa pamjeve që kanë dalë në rrjetet sociale kineze javën e kaluar, në të cilat janë parë njerëzit duke u larguar nga fabrika që drejtohet prej gjigantit tajvanez, Foxconn.
Disa punëtorë janë ankuar për kushte të rënda, mungesë furnizimesh dhe se u
është dashur të ikin nga fabrika në këmbë, për të shmangur kufizimet që ekzistojnë në transport publik.
Foxconn punëson qindra mijëra punëtorë në Zhengzhou.
Kina është ndër vendet e fundit në botë që zbaton strategjinë e zero rasteve me koronavirus.
Autoritetet kineze vazhdojnë të vendosin masa izolimi dhe të kryejnë testime masive, me qëllim të shmangies së shpërthimeve masive të virusit.
Por variantet e reja kanë testuar aftësitë e zyrtarëve lokalë për të parandaluar koronavirusin para se të përhapet, prandaj një pjesë e mirë e popullsisë në Kinë jeton ende nën kufizime.

T� tjera
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...






























