Rozë

Rrëfimi naiv i blogeres italiane: Më ka shkruar Totti!

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 01 November 2022

Francesco Totti është në qendër të vëmendjes së lajmeve rozë në Itali. Legjenda e Romës pas ndarjes me Ilary Blasi ka nisur një aventurë të re me Noemi Boçhi, e cila është e angazhuar në sportin e padelit.

Dyshja tashmë nuk fshihet më dhe është shfaqur publikisht. Megjithatë, duket se para Noemit, Totti ka pasur dëshirë për të krijuar një tjetër lidhje. Këtë herë me Antonella Fiordelisi e cila është një blogere e njohur në Itali. Kjo e fundit gjatë një rrëfimi në Grande Fratello Vip, tha se Totti i kishte dërguar mesazhe.

U duk si një gafë e Fiordelisit e cila më pas e korrigjoi veten duke e mohur se Totti i kishte dërguar mesazhe. Por, aq u desh dhe lajmi u përhap kudo me bukuroshen që në të kaluarën është përfolur edhe për një flirt me Gonzalo Higuain dhe Nicolo Zaniolo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera