Edhe BE-ja e zhgënjyer me vendimin e ri të Kurtit për targat serbe
Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 29 October 2022
Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kosovës të shtunën që të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni për heqjen graduale të targave të vjetra serbe ende në përdorim nga minoriteti etnik serb në vend.
Qeveria e Kosovës tha të premten se do të shtynte vendimin për konfiskimin e makinave në pronësi të serbëve etnikë që refuzojnë të përdorin targat e makinave lokale pas kritikave nga vendet perëndimore se një veprim i tillë mund të përkeqësojë tensionet etnike.
Reuters raporton se Kosova ka tentuar disa herë këtë vit që t’i kërkojë minoritetit të saj serb që t’i ndryshojë targat e veturave të vjetra që datonin para vitit 1999 kur Kosova ishte ende pjesë e Serbisë. Megjithatë, kjo lëvizje është pritur me rezistencë të fortë dhe ndonjëherë të dhunshme nga serbët vendas që jetojnë në pjesën veriore të vendit.
Afati i fundit ishte 1 nëntori, kur rreth 10,000 shoferë duhej të ndryshonin targat e veturave të vjetra.
Bashkimi Evropian tha të shtunën se Kosova kishte të drejtë të heqë gradualisht targat e veturave të vjetra dhe kishte bërë një hap në drejtimin e duhur, por se një marrëveshje e vitit 2016 parashikonte një kornizë kohore 12-mujore për procesin, e cila nuk ishte ndjekur.
“Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni”, tha për Reuters-in Nabila Massrali, zëdhënëse për punët e jashtme dhe sigurinë në Komisionin Evropian, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo ka qenë këshilla e vazhdueshme e partnerëve më të afërt të Kosovës, përfshirë BE-në dhe SHBA-në, është zhgënjyese të shohësh se nuk është zbatuar”, shtoi ajo.
Massrali u kërkoi të gjitha palëve të ruajnë qetësinë, të përmbahen dhe “të shmangin çdo veprim apo retorikë që mund të rrezikojë stabilitetin në terren, veçanërisht në veri të Kosovës”
Të premten, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se largimi i targave të vjetra do të zbatohet gradualisht.
Ai tha se shoferëve fillimisht do t’u jepen paralajmërime për tre javë, pastaj do të gjobiten për një periudhë prej dy muajsh, e ndjekur nga një periudhë e targave të përkohshme të makinave. Nëse deri më 21 prill nuk i ndërrojnë targat, automjetet e tyre do t’u konfiskohen.
Pas shpalljes së vendimit, reagoi Departamenti Amerikan i Shtetit, duke thënë se SHBA-ja është e “zhgënjyer” dhe “e shqetësuar” që Qeveria e Kosovës nuk i ka përfillur kërkesat e ndërkombëtarëve për çështjen e targave.
Kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës ka qenë që vendimi për targat të shtyhet për 10 muaj deri në 1 vit.
Të tjera
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...
-
Kushtetuesja i dha të drejtë PDK’së, Tahiri: Fitore e sundimit të ligjit mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahi...
-
Stuhia e paralajmëruar, breshër i madh në Ferizaj
Gjatë ditës së sotme Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, k...
-
Vuçiq flet pas takimeve me Borrell e Lajçak: Kurti nuk deshi të më takoj
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë ru...
-
Aksident me fatạlitet në magjistralen Ferizaj – Gjilan, një grua ndërron jetë
Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një ka...
-
Vuçiq ia ngre zërin gazetarit kosovar në Bruksel, s’e lejon as ta përfundojë pyetjen
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka bërë një veprim tepër të çuditshëm...
-
Sylë Hoxha: Prokuroria s’i raporton Qeverisë as BE-së, dalin me aktauzë për Banjskën kur t’i mbledhin provat
Ish-prokurori kosovar, Sylë Hoxha, ka folur për rastin e Banjskës dhe për kri...
-
Edhe një raund bisedimesh dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel po mbahet raundi i dytë i takimeve dypalëshe mes liderëve të Kosov...
-
Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel kanë përfunduar takimet dypalëshe të emisarëve evropianë me liderë...