Lajme

Ambasadori gjerman pajtohet se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 27 October 2022

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar me deklarimet e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët duhet të finalizohet.

Rohde ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter, deklarimet Von Cramon për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ka shkruar “pajtohem plotësisht”.

“Procesi i liberalizimit të vizave do të finalizohet. Shpresojmë se do të kemi një datë kur do të ndodhë liberalizimi i vizave. E pashë që kjo ishte për herë të parë në agjendën e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, të enjten e kaluar. Ende nuk është marrë një vendim i qartë, do të ketë një votim tjetër nga mesi i nëntorit ose në fillim të dhjetorit”, ka shkruar Von Cramon.

-Advertisement-

“Prapa skenave, ne po punojmë shumë për të parë vendim pozitiv [për vizat]”, ka shtuar ajo.

Në vitin 2018, Komisioni Evropian konstatoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka propozuar liberalizimin e vizave.

Parlamenti Evropian e ka mbështetur këtë vendim, por disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera