Lajme

Mblidhen dy komisione të Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 26 October 2022

Sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të ketë në rend dite, shqyrtimin e raportit Vjetor Financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 dhe shqyrtimin e raportit Vjetor Financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021, raporton RTKlive.

Kurse Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, do të ketë këtë rend dite: Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera