Lajme

Michel: Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 24 October 2022

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, me anë të një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se më 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, shkruan Charles Michel në Twitter.

Kjo do të jetë hera e parë që ky samit do të mbahet në një prej vendeve të rajonit dhe për këtë është vendosur Tirana.

-Advertisement-

Pak ditë më parë, mediat në Beograd shkruan se Serbia ishte përjashtuar si opsion për mbajtjen e samitit për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Në këtë samit të rëndësishëm, BE pritet të dërgojë një sinjal edhe më të fortë drejt Ballkanit Perëndimor duke shfrytëzuar momentin e krijuar nga lufta në Ukrainë për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera