Lajme

Lideri i opozitës në Britaninë e Madhe kërkon zgjedhje të parakohshme

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 20 October 2022

Lideri i opozitës në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer, njëkohësisht kryetari i Partisë Laburiste kërkoi të enjten zgjedhje të përgjithshme të menjëhershme pasi kryeministrja Liz Truss njoftoi dorëheqjen e saj pas vetëm gjashtë javësh në pushtet.

“Konservatorët nuk mund t’i përgjigjen rrëmujës së tyre të fundit duke zgjedhur përsëri njerëzit në krye pa pëlqimin e popullit britanik. Ne kemi nevojë për zgjedhje të përgjithshme — tani,” tha kreu i Partisë Laburiste.

Partia Konservatore “ka treguar se nuk ka më një mandat për të qeverisur,” shtoi ai.

-Advertisement-

“Pas 12 vitesh dështimi të konservatorëve, populli britanik meriton shumë më mirë se kjo derë rrotulluese kaosi.

“Tani, ata e kanë shkatërruar ekonominë aq keq sa njerëzit po përballen me 563 dollarë në muaj shtesë në hipotekat e tyre. Dëmi që ata kanë bërë do të duhen vite për t’u rregulluar.

“Secila prej këtyre krizave është bërë në Downing Street, por është paguar nga publiku britanik. Secila prej tyre e ka lënë vendin tonë më të dobët dhe më keq se më parë”, tha ai.

Lideri i Konservatorëve Skocezë, Douglas Ross, u shpreh se zonja Truss kishte marrë “vendimin e duhur”.

“Tani duhet të ecim përpara shpejt dhe kryeministri i ri do të duhet të rivendosë stabilitetin për të mirën e vendit”, tha ai në një postim në rrjetet sociale./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera