Spanja ende s’e ka definuar qëndrimin për vizat, flasin nga Madridi
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 19 October 2022
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ka qenë temë e diskutimeve që janë mbajtur në Bruksel në kuadër të Grupit Punues për Viza. Nga diskutimet që kanë ndodhur brenda është raportuar se Franca dhe disa shtete të tjera kanë kushtëzuar heqjen e regjimit të vizave me funksionalizimin e sistemit ETIAS.
Por cili është qëndrimi i Spanjës për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës kanë thënë se diskutimet veçse kanë filluar dhe se do të ndiqen procedurat normale përmes të cilave pozicioni i shteteve anëtare do të specifikohet.
“Lidhur me pyetjen tuaj, diskutimi i parë i përgjithshëm është mbajtur në Grupin Punues për Viza dhe raporti është duke u punuar. Tema vetëm sa ka filluar të trajtohet në Bruksel dhe do të ndjek procedurën normale përmes së cilës do të specifikohet pozicionet e shteteve anëtare”, ka thënë Elena Aljarilla Cortezón nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës.
Diskutimet e radhës në Grupin Punues për Viza për rastin e Kosovës pritet që të ndodhin gjatë muajit nëntor.
Nga Franca që është përmendur si shtet që po e kushtëzon Kosovën me ETIAS, kanë thënë se s’do të ketë trajtim ndryshe për Kosovën nga shtete tjera të cilat e kanë fituar së fundi liberalizimin e vizave.
„Ministrat për Çështjet Evropiane të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë (Trekëndëshi i Ëeimarit) në shtator kanë bërë thirrje për progres sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky qëndrim mbështetës përbën një njohje të përpjekjeve të bëra nga Republika e Kosovës. Ai gjithashtu thekson përkushtimin e Francës në dhe për Ballkanin Perëndimor, i cili është materializuar për shembull në përpjekjet e suksesshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ose, edhe më së fundi, në riafirmimin në nivelin më të lartë politik të mbështetjes së saj aktive për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Republikës të Kosovës dhe të Serbisë“, ka thënë ky burim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës.
Ndërkohë Sllovakia si shtet që vazhdon të mos e njohë ende pavarësinë e Republikës së Kosovës në komunikimin e fundit me Express kanë shfaqur sinjale pozitive sa i përket heqjes së kufizimit të lëvizjes për kosovarët brenda Zonës Schengen.
“Sllovakia ka demonstruar fleksibilitetin dhe konstruktivitetin e saj në gamë të gjerë të çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës. Sa i përket liberalizimit të vizave, ne respektojmë vlerësimin e Komisionit Evropian i cili përcakton se Kosova i ka përmbushur kriteret standarde dhe kemi marrë parasysh konfirmimin e vlerësimit nga Parlamenti Evropian. Vlerësimi i brendshëm sllovak në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën aktualisht është duke u zhvilluar”, kanë thënë në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express nga Ministria e Jashtme sllovake më 15 tetor 2022.
Nga Komisioni Evropian ndërkohë të pyetur rreth sistemit ETIAS, kanë thënë se ai aktualisht s’është duke punuar dhe se funksionalizimi i tij i plotë pritet të ndodh në nëntor të vitit 2023.
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...