Lajme

Ramiz Lladrovcit i hakohet Facebooku

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 19 October 2022

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se profili i tij i Facebookut është hakuar.

Lladrovci tha se për këtë është njoftuar edhe policia dhe se po punohet për ta rikthyer atë.

Ai tha se çdo postim që vjen gjatë kësaj kohe është jashtë kompetencës dhe vullnetit të tij.

-Advertisement-

“Njoftoj opinionin se sot, më është dëmtuar faqja dhe profili im në facebook. I kam njoftuar Krimet kibernetike dhe shpresojmë se shpejti profili do të rikthehet në funksion. Çdo postim nga ai profil, gjatë kësaj kohe, është jashtë kompetencës dhe vullnetit tim! Me nderime, Ramiz Lladrovci” – ka shkruar Lladrovci.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy