Lajme

Publikohet çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme, rritet çmimi i naftës

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 19 October 2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimet tavan për derivatet e naftës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.78 euro për litër, duke shënuar kështu ngritje për një cent në krahasim me dje.

Derisa, çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë 1.41 euro për litër, si dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas ishte 0.73 euro për litër.

-Advertisement-

Këto çmime vlejnë për 19.10.2022 dhe hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orët e ardhshme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera