Ia nxjerrin dy fotografi të vjetra, Lutfi Haziri përlotet në emision
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 16 October 2022
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri nuk i ka përmbajtur lotët teksa i janë publikuar dy fotografi nga arkiva.
Në njërën prej tyre, ai shihet bashkë me vajzën e tij, Këngën, teksa atë foto ia kishin dërguar sa kishte qenë në qeli si i burgosur politik.
Për këtë ngjarje, bashkëshortja e tij, Mika tha se kjo foto është nga të paktat që i kanë mbetur për shkak se të tjerat ua kishin marrë pushteti i atëhershëm i Jugosllavisë.
“Në fotografinë e parë është Kënga kur ka qenë e vogël dhe e kam bërë unë, është fotografi që është ndër të paktat që na kanë mbetur sepse gjatë burgosjes së Lutës të gjitha fotografitë dhe kasetën e parë, edhe ato që i kam pasur na i kanë marrë pustheti i Serbisë”.
“Kjo është fotoja e vetme që kemi diskutuar, kjo foto është gjetur. Është fotoja e vetme që ia kanë dhënë Lutës, ndoshta për me i bë presion dhe i kanë thënë ‘shikoje edhe një herë këtë foto se vajzën tënde më s’e sheh’. Kjo foto na kthen në ëndërr të keq, na kthen për një kahje tjetër”, tha ajo në ATV.
Ndërkohë, ish-kryetari i Gjilanit foli edhe për vështirësitë dhe rreziqet që kishin qenë atëkohë për shkak të regjimit serb.
Madje, ai tregoi edhe për vdekjen e disa prej shokëve të tij nga ai sistem, që kishin përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike.
“Në fotografinë e dytë, është babi im, i cili ka ndërruar jetë para 7 vitesh. Është hero i Kosovës për krejt atë kontribut dhe angazhim që e ka bërë në emigracion, por edhe trashëgimtar i të parëve tonë që kanë qenë kryengritës. Unë jam gjenerata e katër që përfaqësoj këtë angazhim familjar në kuadër të kauzave politike”, u shpreh Haziri.
Krejt në fund, rasti i cili e emocionoi Hazirin gjatë emisionit, ndërsa u përlot, theksoi se ishte shumë i vështirë.
“Rasti është i vështirë duke përfshirë edhe shokët e mi, që kanë vdekur për shkak që s’i kanë përballuar burgjet. Ndoshta për herë të parë një thyerje morale, por është e vërtetë, këtë fotografi ma kanë pru kur kam qenë në qeli. Kam qenë i izoluar. Ka qenë një situatë, kur ne kemi përballuar edhe duke shpresuar në të njëjtën kohë”, tha Haziri gjatë intervistës në Libero të ATV.
Të tjera
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë...
-
Trump zgjedh Pam Bondi si prokurore të përgjithshme pasi Matt Gaetz u tërhoq ditën e djeshme
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar aleaten e vjetër dhe prokur...
-
E premte e vranët, priten reshje shiu dhe bore
Gjatë ditës së sotme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët me tempera...
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...