Haki Abazi tregon për tre kategoritë që sipas tij po e rëndojë shëndetin publik
Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 14 October 2022
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, në konferencën e ditës së sotme, ka diskutuar si çështje të tretë shëndetin publik në Kosovë.
Abazi tha se ka ndarë në tre kategori faktorët që e rëndojnë shëndetin e qytetarëve. Ndër to në radhë t% parë janë makinat, në veçanti ato të tipit Diesel.
“Çështja e trete është aspekti i shëndetit publik të Kosovës ku flitet shumë pak, kam ndarë në 3 kategori faktorët që e rëndojnë shëndetin, i pari është makinat diesel, mbi 130 milion euro në vit kosovarët shpenzojnë për tu shëruar jashtë vendit kryesisht nga organet respiratore pra të frymëmarrjes”, tha Abazi.
Si faktor të dytë, deputeti i VV-së ka radhitur, kualitetin e medikamenteve mjekësore, përkatësisht barna që nuk e kanë efektin e duhur.
“E dyta është kualiteti i dobët e i pakontrolluar i barnave, barna që nuk kanë efektin e duhur apo efekt fare , antibiotiku ne Kosovë e Gjermani shërojnë ndryshe ose në Kosovë nuk shëron fare, duhet ta adresojmë ketë çështje që këto barna po e dëmtojnë shëndetin publik, nuk dihet çka përshkruhet te çka mer”, shtoi tutje Abazi.
Kurse, situatën post pandemike dhe shëndetin mendor, deputeti e radhiti si kategori të tretë në rëndesën e shëndetit publik.
Ai tha se për shkak të situatës post pandemike, tani ka edhe më shumë raste dhune nga se janë parë më herët
“Më pas dimesnioni shëndetit publik mendor, situata post pandemike e cila pas më shumë se dy viteve që njerëzit kanë jetuar në izolim e kanë të vështirë të kthen në normalitet…edhe në nivel nacional dhe lokal duhet adresuar problemin…Gjendja në të cilën jemi po manifestohet me dhunë, me raste që kurrë s’janë parë në të kaluarën”, tha për fund Abazi.
Të tjera
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Gratë janë forca e ndryshimit për një të ardhme më të drejtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Albana Ha...
-
Tahiri: Kjo qeveri, përveç që nuk ka ndërtuar shkolla e çerdhe, ka dështuar edhe t’i rregullojë tualetet e tyre
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik ...
-
Haradinaj tregon mesazhin që po e merr kudo në Kosovë
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj,...
-
Hamza: Nën qeverisjen time, fshatrat e Rugovës i bëjmë më atraktivë për turistët
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se në...
-
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeminis...
-
Zbulohet vendi i origjinës së COVID-19? CIA nxjerr raportin
CIA tregoi të shtunën një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të COVID...
-
Burri rrạh gruan në Pejë dhe më pas arratiset
Një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dje pasdite në...
-
Prishtina renditet e 24-ta në botë për ndotje të ajrit
Prishtina këtë të diel po renditet e 24-ta në botë sa i përket ndotjes së ajr...
-
Momenti kur Jeta Rafuna shpërthén në lot në studio, pasi i ndodh e papritura
Në sezonën e dytë të emisionit të shumëpritur “Zgjohu” e ftuara e parë ishte ...
-
46 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 46 aksidente trafiku. Sipas të...
-
Katër persona u lënduan në aksidentin e djeshëm në Prishtinë
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje rreth orës...
-
AAK-Nisma sot mbajnë tubim zgjedhor në Malishevë
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubimin zgjedhor në Malishevë nga or...