Parlamenti Evropian kërkon që Serbia të penalizohet për mosvënie të sanksioneve ndaj Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 13 October 2022
Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi raportin për strategjinë e re të zgjerimit.
Përmes këtij raporti kërkohet që procesi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në bllokun evropian, por edhe dhënia e fondeve të BE-së, të kushtëzohet me mbështetjen e Beogradit për sanksionet ndaj Moskës.
“Duhet të bëhet prioritet përshtatja e vendeve nga procesi i zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Dhe të avancojnë negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm nëse ky vend i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe të bëjë përparim domethënës në reformat e nevojshme për integrim në BE”, thuhet në raportin e PE-së.
Raporti për strategjinë e re të zgjerimit kërkon që procesi i zgjerimit të reformohet, në mënyrë që të shpërblehen ato vendeve që avancojnë në përmbushjen e kritereve, por edhe të sanksionohen ato shtete që shënojnë kthim prapa në këtë proces.Raporti u përgatit nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula, dhe ai u miratua me 49 vota për, pesë kundër dhe tetë abstenime.
PE-ja, përmes raportit për strategjinë e zgjerimit, po ashtu ka propozuar që të ndryshohet mënyra e miratimit të vendimeve, duke hequr dorë nga unanimiteti për të kaluar në votim me shumicë të kualifikuar në Këshill.
Marrja e vendimeve përmes votimit unanim shpesh ka mundësuar që në të kaluarën, shtete të caktuara anëtare të bllokojnë hapjen apo mbylljen e kapitujve negociues.
Në këtë raport, disa herë përmendet se besueshmëria e procesit të zgjerimit, por edhe i BE-së në tërësi, është dëmtuar për shkak se disa shtete anëtare, për shkak të interesave nacionale kanë bllokuar këtë proces.
Kjo, sipas raportit, ka “krijuar hapësirë për ndikimin e Rusisë, Kinës dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm në rajon”.Në raport, PE-ja ka folur edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja. Aty u kërkua një angazhim më i madh i palëve për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë, përmes njohjes së ndërsjellët.
PE-ja po ashtu nënvizon se nuk duhet të ketë alternativë procesit të zgjerimit. Madje, në raport propozohet që negociatat e anëtarësimit me vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, të përmbyllen deri në fund të kësaj dekade.BE-ja, sipas raportit, duhet të punojë që ndihma e saj të jetë më e dukshme, në mënyrë që të rrisë ndikimin në rajon dhe më gjerë. rel
Të tjera
-
Sulmohet se*sualisht një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person në Prishti...
-
Maqedonci: Qasja e Serbisë nuk e frikëson Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur sot rreth situatës së sigurisë...
-
Ministrja gjermane erdhi në Kosovë me këmbë të lënduar
Ministrja gjermane e Shtetit, Anna Luhrmann, erdhi dje në Prishtinë. Ajo u...
-
Hetohet vdẹkja e një gruaje në Dubravë të Ferizajt
Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Dubravë të Ferizajt. ...
-
Lutfi Haziri: LDK është në garë për t’i fituar zgjedhjet
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK ës...
-
Zbulohen mesazhet e fundit nga nëndetësja Titan para shpërthimit tragjik
Një nga mesazhet e fundit të dërguara nga ekuipazhi i nëndetëses “Titan” pak ...
-
Përmes shantazhit mori një shumë parash – arrestohet një grua në Prishtinë
Një grua është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se në prill e kishte shant...
-
Kujdes nga këto numra, zbulohet skema e mashtrimit për vjedhjen e llogarive bankare të shqiptarëve
Policia e Tiranës ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm nga...
-
BE synon të ndalojë dύhanin dhe produktet alternative ma avull në zona të jashtme, zbulohet drafti
Komisioni Evropian do të rekomandojë ndalimin e pirjes së duhanit, duke përfs...
-
Blinken sërish në Egjipt, bisedime për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Egjipt të martë...
-
Dy vetura digjen në Çagllavicë
Dy vetura janë djegur mbrëmë vonë në Çagllavicë të Prishtinës. Kështu ka d...
-
Joseph: SHBA duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj Beogradit
Situata mes Kosovës dhe Serbisë si dhe qëndrimet që po mbahen karshi të dyja ...