Takimi i Grupit Punues për liberalizimin e vizave i mbyllur, zyrtari i BE-së jep detaje
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/bashkimi-evropian-BE1-750x375-1-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
14:18 | 13 October 2022
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot për herë të parë do të jetë temë diskutimi në takimin e Grupit Punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Europian.
Qeveria e Çekisë, e cila kryeson Presidencën e Bashkimit Europian, ka konfirmuar se për sot e ka vendosur për diskutim në rend dite temën e vizave të Kosovës.
Megjithatë, punimet që do të zhvillojë ky grup nuk do të jenë të qasshme për mediat.Kështu ka deklaruar një zyrtar për shtyp nga BE-ja për Gazetën Express.
“Punimet e organeve përgatitore të Këshillit nuk janë publike. Për më tepër, takimi i sotëm mbahet personalisht, jo në video-konferencë”.Sidoqoftë, në Kosovë po pritet me zell lajmi mbi rezultatet që do të prodhojë ky takim i Grupit Punues.
Takimi bie në kohën që Komisioni Europian publikoi raportin për Kosovën ku përsërit se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave, derisa thotë se propozimi i këtij institucioni për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është ende pezull në Këshill.Ndonëse Bashkimi Europian nuk ka dhënë afate kohore se kur mund të ndodhë ky proces, në Kosovë janë rritur pritjet meqë ka pasë deklarata të shuma nga zyrtarë të lartë të Unionit që thoshin se rekomandimi i KE-së duhet të përmbushet dhe të përfundojë mbajtja në izolim për qytetarët e Kosovës.
Por, nga zyrtarë të BE-së pati po ashtu edhe deklarata të tilla që ka ende vende skeptike brenda bllokut sa i përket kësaj çështje.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Image_20231220_143505_782-scaled.jpeg)
Të tjera
-
Një i vdẹkur e një i lënduar rëndë në një aksident trafiku në Prizren
Një aksident me fatalitet ka ndodhur para një ore, në autostradën "Dr. Ibrahi...
-
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet se ka të lënduar
Një aksident trafiku mes dy veturave, ka ndodhur në Prishtinë, më saktë te sh...
-
Vrạsjạ e rëndë në Skenderaj, policia arreston edhe të dyshuarin e dytë
Një 42-vjeçar u vra rreth orës 14:00 të mërkurën në Skenderaj. Policia e K...
-
Aksident mes pesë veturave në rrugën Prizren – Zhur
Një aksident zinxhiror ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prizren-Zhur, k...
-
Specializoi në kirurgji vaskulare në 2022, la pas vetes gruan dhe dy fëmijë – postimet prekëse për vdekjen e Dr. Gashit
Doktori Jetmir Gashi nga Suhareka, kirurg vaskular, humbi jetën mbrëmjen e so...
-
Gjykata e lë Erion Veliajn në burg
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...
-
Alarmon profesori: Virusi i KQZ-së duket se ua ka vjedhur të dhënat personale qytetarëve
Virusi që sulmoi webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk ka prekur v...
-
Ambasadori britanik pritet me nderime të veçanta në një xhami të Prishtinës
Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka vizituar xhaminë “Bedri Kamberi” n...
-
Moti për nesër dhe të premten
Mendimi për motin – 12.02.2025 Vendi përshkohet me vransira të dendura dit...
-
E dhimbshme: Ky është doktori që vdiq në aksidentin e rëndë sonte në Carralevë
Një aksident me fatalitet ndodhi sot pasdite në Carralevë, ku u përfshinë një...
-
Vdes 42-vjeçari nga Suhareka në një aksident mes veturës dhe autobusit në Carralevë
J.G., shoferi i veturës rreth 42 vjeç nga Suhareka ka vdekur në aksidentin me...
-
KQZ përditëson të dhënat, numërohen 99.72% e rezultateve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ora 19;50 ka përditësuar të dhënat e rezult...