Lajme

Persona të panjohur vjedhin mish dhe arkën me para në një mishtore në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 13 October 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur të mërkurën në një mishtore në Prizren, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë thuhet se në lokalin e një pronare femër, me forcë kanë depërtuar persona të panjohur të cilët kanë vjedhur sasi të madhe të mishit dhe arkën.

“Raportohet se në lokalin mishtore,  pronë e ankueses femër kosovare, me forcë kanë  depërtuar persona të panjohur të cilët kanë vjedhur sasi të madhe të mishit dhe arkën”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Nuk raportohet vlera e saktë e mallit dhe parave të vjedhura. Rasti në procedurë hetimore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera