Gjermanët konfirmojnë që ka propozime për dialogun Kosovë-Serbi: Janë konfidenciale, diskutimet vazhdojnë
Autori: Gazeta inFokus
10:35 | 12 October 2022
Qeveria Federale e Gjermanisë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë konfirmuar se ekzistojnë propozime që janë bërë nga Berlini dhe Parisi në kuadër të takimeve të fundit të nivelit të lartë me liderët e Kosovës dhe Serbisë, megjithatë potencojnë se ato mbesin konfidenciale dhe se diskutimet po vazhdojnë.
Nga Berlini zyrtar theksojnë se këto propozime që janë dhënë janë në shërbim të synimit dhe bindjes së fortë të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz se çështjet politike në rrugën drejt normalizimit duhet të trajtohet në një mënyrë më vendimtare dhe më të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren.
“Është bindja jonë e fortë se çështjet politike në lidhje me rrugën drejt normalizimit të plotë duhet të trajtohen në një mënyrë më vendimtare dhe të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren. Në takimet e fundit të nivelit të lartë kjo është nënvizuar dhe propozimet për këtë qëllim janë diskutuar në mënyrë konfidenciale. Këto diskutime po vazhdojnë”, ka thënë në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.
Nga Zyra për Media e Qeverisë Gjermane kanë thënë se Berlini dhe Parisi janë duke e dhënë mbështetjen e tyre të plotë për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në mes të Prishtinës dhe Beogradit e që lehtësohet nga Përfaqësuesi Special I BE-së, Miroslav Lajcak.
Pas vizitës së top këshilltarëve të Macron dhe Scholz në rajon, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, ka qenë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që ka folur i pari në publik duke thënë se ka në tavolinë një propozim gjermano-francez, propozim për të cilin pretendonte se synon anëtarësimin e Kosovës në OKB pa njohje formale nga Serbia, derisa Beogradi do të merrte përkrahje ekonomike dhe anëtarësim të përshpejtuar.
Përveç Vuçiqit edhe në media është publikuar një e ashtuquajtur “kornizë e re” e dialogut. Një “kornizë të tillë” me përmbajtje siç është publikuar në media e kanë mohuar plotësisht nga Qeveria e Gjermanisë dhe e kanë cilësuar si “shpikje”, derisa kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla kanë konfirmuar që ekzistojnë propozime nga dy qendrat evropiane. Megjithatë njëri ka thënë se propozimi franko-gjerman është ende në gjendje të lëngshme, derisa kryediplomatja kosovare ka thënë se propozimi që kanë marrë dhe ai që është publikuar në media s’ngjasojnë më shumë se 10%.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































