Sport

Ballkani nuk lejon befasi, mposht Malishevën

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 09 October 2022

Ballkani ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Albi Mall Superliga e Kosovës.

Kampioni aktual i Kosovës ka vazhduar me fitore në kampionat, duke siguruar triumfin e katërt radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim absolut të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.

-Advertisement-

Goli i parë erdhi në minutën e 17-të dhe ishte Ermal Krasniqi, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0, ndërsa në minutën shtesë të pjesës së parë shënoi Qëndrim Zyba për 2-0.

Në pjesën e dytë, përsëri Ballkani ishte skuadër më e mirë, menaxhoi lojën, por vetëm mysafirët shënuan gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 80-të me anë të Agon Xhakës, i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 21 pikë apo tri më pak se Drita, por me dy ndeshje më pak të luajtura, ndërsa Malisheva renditet e nënta me tetë pikë, shkruan Telegrafi.

Në ndeshjen e ardhshme, kampioni luan në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Malisheva udhëton te Drenica.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy