Lajme

Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e nesërme

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 08 October 2022

Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rolë pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme. Gjithashtu edhe kushtet agrometeorologjike parashihen të jenë të favorshme, sidomos për bujkun i cili ka filluar procesin e mbjelljes së kulturave vjeshtore dhe kjo fushat pritet të vazhdoj deri në fund të këtij muaji dhe dekadën e parë të nëntorit, varësisht nga kushtet klimatike”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera