Sport

Militao ia siguron Real Madridit fitoren kundër Getafes

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 08 October 2022

Pas barazimit me Osasunan javën e kaluar, Real Madridi është kthyer te fitorja në La Liga.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi në udhëtim te Getafe – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez”, përfundoi me rezultatin 0:1.

-Advertisement-

Golin e vetëm dhe të fitores për “Los Blancos” e shënoi Eder Militao, në minutën e tretë.

Real Madridi pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe momentalisht është lider në tabelë, me tri pikë më shumë se Barcelona.

Por, renditja mund të ndryshojë sërish, pasi Barça e zhvillon nesër ndeshjen e kësaj jave, kundër Celta Vigos.

Getafe ndodhet në pozitën e 16-të me 7 pikë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy