Lajme

Ministri Peci del në terren, premton përkrahje për bujqit

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 08 October 2022

Sot gjatë ditës Ministri i Bujqësisë, Faton Peci qëndroi për vizitë në fshatin Domanek të Drenasit ku u prit nga bujqit e këtij fshati shumica e të cilëve veçse ishin duke zhvilluar aktivitetin e tyre bujqësor.

Me këtë rast, Ministri Faton Peci i njoftoi se procesi i vlerësimit të aplikacioneve për Programin për Pagesa Direkte për këtë vit është drejt përfundimit dhe se nga java e ardhshme do të bëhen të ditur edhe përfituesit në kuadër të këtij programi.

“Bujq të tillë, të vyer ka në të gjithë Kosovën, e unë si Ministër do të vazhdoj që të punoj në të mirë të sektorit të bujqësisë, duke i trajtuar këta bujq me dinjitet ashtu siç edhe e meritojnë”, u shpreh pas këtyre vizitave Ministri Peci.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera