Sport

Derbi mbyllet pa fitues, Dortmundi dhe Bayerni ndajnë pikët

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 08 October 2022

Derbi mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichit ka përfunduar pa fitues.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Signal Iduna Park” ka përfunduar me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.

Leon Goretzka (33’) dhe Leroy Sane (53’) ia dhuruan epërsinë prej dy golave “Bavarezëve”, por nuk ia dolën ta mbanin deri në fund.

-Advertisement-

Youssoufa Moukoko (75’) dhe Anthony Modeste (90+5’) shënuan për t’ia siguruar vendasve së paku një pikë.

Vlen të theksohet se kampionët gjermanë luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 90-të, pasi Kingsley Coman u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Bayerni dhe Dortmundi vazhdojnë të kenë pikë të barabarta, nga 16, dhe ndajnë pozitat tre dhe katër.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy