Ardian Gjini i shkruan letër Ministres Nagavci, propozon një formë të re të zëvendësimit të orëve të humbura
Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 07 October 2022
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i ka shkruar letër Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci lidhur me vendimin për kompensimin e orëve të humbura të mësimit gjatë grevës së mësimdhënësve.
Gjini i ka propozuar ministres një formë të re të kompensimit të orëve të humbura, meqë siç ka thënë ai kompensimi i orëve të humbura gjatë fundjavës dhe ditëve të pushimit do të ishte i lodhshëm për fëmijët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndër të tjera, si arsye ai ka përmendur edhe faktin se zëvendësimi i këtyre orëve në këtë formë do të shkaktonte kosto të përballueshme për Komunën e Gjakovës, duke pasë parasysh koston e ngrohjes, që këtë vit pritet të jetë shumë më e lartë se viteve të tjera.
Andaj, Gjini ka kërkuar që orët duhet kompensuar gjatë ditëve të punës, pesë orë shtesë në javë për çdo klasë dhe nxënës deri në kompensimin e plotë.
Për këtë letër, Gjini ka thënë se nuk ka marrë ende përgjigje nga Ministria.
Postimi i plotë:
ORËT E HUMBURA TË MËSIMIT DUHET TË KOMPENSOHEN GJATË DITËVE TË PUNËS JO NË FUNDJAVË DHE GJATË DITËVE TË PUSHIMIT
Ministria e Arsimit duhet ta ndryshojë vendimin për kompensimim e orëve të punës të humbura gjatë grevës.
Orët e punës duhet të kompenzohen, por jo gjatë fundjavës dhe ditëve të pushimit.
Fillimisht, fëmijët do të stërlodhen. Edhe familjet e tyre.
Së dyti, për shkak të pasigurisë që na pret si pasojë e krizës energjetike, shpenzimi i energjisë do të jetë shumë më i lartë dhe me rrezik të pamundësisë për t’i ngrohur shkollat.
Edhe bartja e nxënësve, që është obligim ligjor i yni, do të jetë më e vështirë për shkak të çmimit të karburantit.
Prandaj orët duhet kompenzuar gjatë ditëve të punës, pesë orë shtesë në javë për çdo klasë dhe nxënës deri në kompensimin e plotë.
Për këtë, dje ia kam dërguar një letër ministres së arsimit dhe nuk kam marrur përgjegje.

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...































