Lajme

Çitaku: BE duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 07 October 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se që nga dita e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës (vendim ky i vonuar për shkak të gazit lotsjellës), Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë arsyetim për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.

Sipas saj, çdo zvarritje e ka cenuar vetë kredibilitetin e BE-së në Kosovë.

“Qytetarë nga Venezuella e deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Çdo zvarritje e ka cenuar vet kredibilitetin e BE në Kosovë. BE duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera