Eksperti OSHP-së gjen shumë shkelje në tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me Insulina
Autori: Gazeta inFokus
15:28 | 05 October 2022
Zyra e Prokurimit e ministrisë së Shëndetësisë (MSH) tashmë me çdo kusht po tenton të anuloj tenderin për furnizim me Insulina pas përpjekjeve të vazhdueshme që fitues të këtij tenderi ta shpall kompaninë “Meditech”, e cila në këtë proces prokurimi ka çmim më të lartë prej rreth 400 mijë euro se sa kompania tjetër që është në garë për këtë proces prokurimi “Pharma Leader”.
Në seancën dëgjimore të Organit Shqyrtues të OSHP-së ku është shqyrtuar ankesa e dy Operatoreve Ekonomik (OE) që po kundërshtojnë anulimin e këtij procesi prokurimi, eksperti OSHP-së Agim Sheqiri ka prezantuar shumë shkelje që zyra e Prokurimit e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) ka bërë në këtë tender maratonik prokurimi.
Por, në anën tjetër, zyrtari i prokurimit i kësaj ministrie Berat Marmullaku është munduar të hedh kritika në adresës të kompanisë “Pharma Leader”, ndonëse gjatë kohës sa ai ishte duke zëvendësuar zyrtarin e prokurimit të kësaj ministrie kishte vendosur që ofertën e kompanisë “Pharma Leader” e kishte shpallur fitues te këtij tenderi problematik.
Por, tash kur ka kaluar një kohë e gjatë, opinioni i zyrtarit të zyrës së Prokurimit Berat Marmullaku është krejtësisht tjetër, duke e mos përfillur fare dosjen e tenderit për ketë proces prokurimi.
Eksperti i Organit Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) Agim Sheqiri gjatë seancës së shqyrtimit kryesor të ankesave të kompanive ankuese ka thënë se për të si ekspert shqyrtues dosja me kriteret e përcaktuara është Kushtetutë.
“E kemi një proces që po zgjat që nga viti 2020. Për ketë proces kemi vendime, ekspertiza, për të cilat unë nuk dua të lëshohem. Unë e kam lëshuar një ekspertize që ky aktivitet duhet të rivlerësohet, pasi që Ministria e Shëndetësisë gjatë procesit të vlerësimit nuk ka marrë për bazë kriteret që janë vendosur në dosje të tenderit” ka thënë eksperti gjatë seancës së OSHP-së.
Pra, sipas tij, kriteret në këtë dosje janë shumë të qarta.
“Në bazë të tenderit kompanitë që aplikojnë te pjesa kërkesa mbi mundësitë teknike, ose profesionale, pika 9,1 dhe 9,2, më saktësisht pika 2 për kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit kërkohet të kenë: “Autorizim për Marketing në Kosovë me specifikimin e kërkuar të produktit, nëse nuk ka paralele të regjistruar në Kosovë, vlen Udhëzimi Administrativ 02/2014 dhe për dëshmi – kopja e certifikatës së Autorizim Marketingut në një vend të BE ( Si dëshmi që produkti qarkullon në BE. Për mu është parimore që Autoriteti Kontraktues t’iu përmbahet kërkesave që i ka paraparë në dosje te tenderit” ka thënë më tutje Sheqiri në seancën e OSHP-së.
Më tutje, Sheqiri ka thënë para Panelit Shqyrtues se në këtë mënyrë duke mos respektuar kriteret e dosjes se tenderit pretendohet të shkohet në monopol direkt.
Sipas tij, monopolet me parime te konkurrencës janë të ndaluara.
“Ideja në prokurim është jo me monopolizua, por me krijuar konkurrencë. Aty ku ka minimizim të konkurrencës ka dëmtim të buxhetit” ka thënë më tutje eksperti i OSHP-së.
Në fund të qëndrimit të tij eksperti Shqyrtues ka cituar edhe përfaqësuesin e kompanisë “Meditech” i cili gjatë seancës tha se insulinat e prodhuesit të njohur amerikan të Insulinave “Eli Lilly” janë një prej liderëve në tregun botëror sa i përket sigurisë
“Pra behët fjalë për një produkt që nuk kontestohet siguria e tij, mënyra e importit është çështje e organeve përgjegjëse” ka thënë në fund eksperti OSHP-së.
Gjatë seancës së OSHP-së përfaqësuesi i zyrës së Prokurimit të Ministrisë Berat Marmullaku ka thënë se ky proces i prokurimit duhet të anulohet për shkak të shkeljeve që janë hasur më vonë në dosje të tenderit, raporton Front Online.
Por, në mënyrë kategorike e ka kundërshtuar përfaqësuesi i kompanisë “Pharma Leader” Agron Sadiku, si dhe përfaqësuesi ligjor i kompanisë “Meditech”.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...





























