Sport

Kosova përfaqësohet me katër garuese në Botërorin e xhudos, por pa kampionen olimpike

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 05 October 2022

Ekipi i Kosovës në xhudo do të marrë pjesë në garën më të rëndësishme, që prej përfundimit të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Bëhet fjalë për Kampionatin Botëror i xhudos, që prej 6 deri më 13 tetor 2022 do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë kampionat Kosova përfaqësohet me katër garuese. Ekipit i prinë Distria Krasniqi, që garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg).

-Advertisement-

“Krasniqi është kampione olimpike Tokio 2020 dhe medaliste e bronztë e botës 2019, Kuka është medaliste e bronztë e botës 2019, ndërsa Fazliu që po shijon formë të mirë këtë vit, është nënkampione e Evropës 2022. Loxha dalëngadalë po ngritet në nivele të larta. Të gjithë janë bursistë olimpikë për Lojërat Olimpike Paris 2024”, thuhet në njoftimin Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Xhudistët tanë nisin garat të premten, kur në tatami është Krasniqi. Loxha, garon të shtunën, Fazliu të dielën, ndërsa të martën Kuka”, thuhet tutje në njoftim.

Në këtë kampionat botëror do të mungojnë Nora dhe Akil Gjakova që sipas trajnerit të tyre Driton Kuka kjo po ndodhë për shaka të lëndimeve.

Kujotjmë se Nora është kampione olimpike Tokio 2020, ndërsa vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Botëror, në kategorinë -57 kg.

Derisa Akili është kampion i Evropës 2021, kategoria -73 kg dhe vendi i shtatë në Tokio 2020.

Kampionati Botëror është gara që sjell më së shumti pikë olimpike për Paris 2024./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera