Sport

McTominay para Casemiros, ish-futbollisti: Më duket një idiotësi e Ten Hag

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 04 October 2022

Një goditje e minutës së fundit ishte ajo e Manchester United me transferimin e Casemiros nga Real Madrid.

Anglezët shpenzuan plot 70 milionë paund për mesfushorin, e megjithatë trajneri Erik Ten Hag çuditërisht e ka lënë në stol duke i besuar Scott Mctominay.
Një zgjedhje që sipas ish-futbollistit Rafael van Der Vaart është një idiotësi e teknikut holandez të “Djajve të Kuq”, pasi në këtë formë i hap probleme vetes.

“Ten Hag duhej të kishte hedhur në fushë nga minuta e parë Casemiron në derbin ndaj Manchester City. Unë e kuptoj, skuadra nisi të fitonte me McTominay në fushë dhe ishte e vështirë ta përjashtoje nga 11-tëshja titullare. Por e theksoj se kjo zgjedhje e Ten Hag më duket një idiotësi pasi në këtë formë vetëm sa i hap probleme vetes”, u shpreh ish-futbollisti i Real Madrid e Tottenham, Van Der Vaart.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera