Lajme

Zogaj: Video e VV-së ngjan me ndonjë videoklip të “Zyrës për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 04 October 2022

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas videos së publikuar dje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se video e VV-së ngjan me ndonjë videoklip i “Zyrës për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë.

Reagimi i plotë i Zogajt:

-Advertisement-

Kosova eshte shkaterruar gjate viteve 90-a, kur kishim sistem apartheid te instaluar nga Serbia.

Gjithcka qe ka ndodhur nga 1999 e ketej ka qene vetem ne funksion te ndertimit. Eshte ndertu Kosova dhe jane ndertu institucionet e saj. Eshte bere shteti me nje fjale. A ka pasur gabime? Sigurisht qe po. Shume madje.

Por te thuash qe per 20 vite Kosova vetem eshte shkaterruar, kjo me shume se ckado tjeter, po duket me qene si ndonje videoklip i te ashtuquajturës “Zyra për Kosove” ne qeverine e Serbise.

Eshte e turpshme me pa video te partise ne pushtet, e cila ne vend qe te merret me problemet qe i ka perpara, ben video se si na qenka shkaterruar Kosova e pasluftes.
Te paafte e mashtrues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera