Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit/ 250 raste të reja për 8 muaj në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
08:40 | 04 Tetor 2022
Muaji tetor cilësohet të jetë muaji rozë, ku i dedikohet ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit.
Në tetë mujorin e parë të vitit 2022, në Kosovë janë identifikuar 250 raste të reja me kancerin e gjirin.
Kështu ka bërë të ditur për FrontOnline, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi.
“Numri i pacientëve me kacer të gjirit deri në fund të majit gusht ka qenë 250 kurse në total me sëmundje malinje afër 1 mijë pacient”, tha Bislimi,
Ndërsa i pyetur se ka kapacitet Klinika e Onkologjisë për trajtimin e këtyre rasteve, ai tha se kanë mungesë të infermierëve pasi që numri i pacientëve është i madh.
“Kapacitetet mbulohen sa i përket profesionistëve shëndetësorë në këtë rast mjekëve dhe 4 specializantëve që janë në shkollim e sipër, ne kemi ngecej sa i përket stafit të infermierëve duke e ditur fluksin e pacientëve në planin ditor rreth 150 pacientë i kemi gjatë ditës”, u shpreh ai
E përveç mungesës së infermierëve në Klinikën e Onkologjisë mungojnë edhe disa medikamente.
“Ne trajtimin e pacientëve e bëjmë në bazë të listës esenciale që e kemi dhe d.m.th. në bazë të planifikimit vjetor që bëhet, mbulueshmëria e kësaj liste është sjellë diku rreth 75 %. Mungesë kemi për momentin të disa medikamenteve kjo mungesë varion nga dita nga java për shkak se d.m.th. ne i ofrojmë shërbimet, por ne nuk bëjmë procedimin e tyre, faktikisht ne si klinikë shkojmë në bazë të planifikimit dhe kërkesave”, deklaroi Bislimi
Kanceri i gjirit kryesisht prek gjininë femërore dhe në raste të rralla edhe atë mashkullore.
Onkologu Bislim, tha se për ta parandaluar hapjen e kësaj sëmundje është e nevojshme që për çdo ndryshim të kërkohet ndihma e mjekut.
“Unë përfaqësoj edhe shoqatën e onkologëve dhe ne gjithmonë kemi qenë në vazhdën e aktiviteteve, e jona është si profesionist që të kërkojmë që asnjëherë të mos hezitohet te çdo ndryshim që kanë në trupin e tyre të kërkohet ndihma e mjekut sepse mundësia me parandalu në fillim është e madhe, të behet mamografia, të bëhen kontrollet e rregullat”, tha ai
Gjatë vitit 2021 në Kosovë, janë regjistruar 571 raste me kancerin e gjirit.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...































