Lajme

“Kjo pandjeshmëri e qeverisë ndaj grevistëve, goditje e ultë e hakmarrje politike”

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 03 October 2022

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar me mosprecedimin e pagave të grevistëve, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kjo pandjeshmëri e qeverisë ndaj qytetarëve tanë e shprehur me kaq lehtësi nuk ka sesi të emërohet ndryshe veçse goditje e ultë dhe hakmerrje politike.

“Në këtë kohë inflacioni enorm e rritje çmimesh në gjithçka, kur familjet tona ballafaqohen me problemet e mbijetesës, sa lehtësisht e me sa krenari dalin në konferenca për medie për të kumtuar lajmin se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit. Kjo pandjeshmëri e qeverisë ndaj qytetarëve tanë, e shprehur me kaq lehtësi, nuk ka sesi të emërohet ndryshe veçse goditje e ultë e hakmarrje politike e pushtetarëve ndaj qytetarëve të tyre”, ka shkruar Halimi.

-Advertisement-

Ndryshe nga Qeveria e Kosovës e kanë konfirmuar se nuk do të ketë paga për grevistët as për muajin shtator./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera