Sport

Roma fiton me përmbysje, Mourinho e shijon fitoren e parë ndaj Interit

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 01 October 2022

Roma ka arritur të shënojë fitore me përmbysje 1:2 në udhëtim ndaj Interit, në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Kështu, trajneri i Romës, Jose Mourinho e arriti fitoren e parë ndaj Interit, ekip me të cilin e kishte fituar tripletën në vitin 2010.

Dzeko realizoi qysh në minutën e 10-të, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

-Advertisement-

Ndërkohë, në të 30-tën, Dimarco kaloi vendasit në epërsi.

Nuk vonoi shumë dhe nëntë minuta më vonë, Dybala me një gol të bukur barazoi shifrat dhe dërgoi ndeshjen në pushimin mes pjesëve me rezultatin 1:1.

Ishte Chris Smalling që shënoi bukur me kokë pas krosimit të Pellegrinit për t’i dhënë fitoren Romës sonte.

Me këtë triumf, tani Roma shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e katërt, katër më pak se Napoli që i prin renditjes, shkruan Express.

Në anën tjetër, nënkampioni i Italisë, Interi mbetet i shtati me 12 pikë, katër fitore dhe katër humbje.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy