Rrëmbeu dhe burgosi biznesmenin 41-vjeçar! Akuza të rënda për presidentin e PSG-së
Autori: Gazeta inFokus
13:54 | 29 September 2022
Akuza të forta për presidentin e PSG-së. Francezja Liberation ka publikluar një investigim në lidhje me Nasser Al-Khelaifin, i cili akuzohet se është përfshirë në një komplot shantazhi, abuzimi dhe zhvatjeje të një biznesmeni franko-algjerian, i cili dyshohet se kishte informacion komprometues për vetë Al-Khelaifin.
Tayeb B., është emri i biznesmenit 41-vjeçar që u arrestua më 13 janar të vitit 2020 në Katar. Ai u burgos dhe qëndroi në qeli deri në muajin nëntor të atij viti, pasi dyshohet se zotëronte materiale me ndjeshmëri të madhe, në të cilat do të dilte emri i presidentit të PSG-së si një nga personat e përfshirë në zgjedhjen e parregullt të Katarit si vend organizator i Botërorit të këtij viti.
Liberation shkruan se ndaj franko-alegjerianit është ushtruar presion i madh psikologjik, teksa u lirua nga burgu vetëm pasi dorëzoi materialet komprometuese në bazë të një marrëveshjeje konfidenciale me avokatët e kreut të kampionëve të Francës.
Al-Khelaifi u akuzua edhe në Zvicër kohë më parë në lidhje me fitimin e padrejtë të të drejtave televizive të Kupës së Botës. Në akuzë theksohet se 48-vjeçari ka fituar të drejtat e transmetimit për BeIN Sports nëpërmjet korrupsionit, sikurse është përdorimi i një vile në Sardengna të Italisë, që iu dha ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.
Sipas autoriteteve helvete, Al-Khelaifi i ka siguruar “përfitime të padrejta” ish-sekretarit të FIFA-s, i cili akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikimin dokumentesh bashkë me një person të tretë, emri i të cilit ende nuk është zbuluar.

T� tjera
-
Vrḁsjet e pasluftës, Nasim Haradinaj: Kush i konstatoi që janë vrḁsje politike
Tema e vrasjeve të pasluftës është aktualizuar në Kosovë. E për këtë ka fo...
-
Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve
Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është hapur zyr...
-
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë h...
-
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
Djali i vëllaut të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi...
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...
-
Arifi kritikon Kurtin për të arriturat e qeverisë: E çuan vendin në drejtim krejt të gabuar
Sekretari i Aleancës, Avni Arifi, ka reaguar pas prezantimit të të arriturave...
-
Shkëmb Manaj për rastet e ish-zyrtarëve të LDK: Fushatë, vrasje e dytë, ata s’janë gjallë ta thonë të vërtetën e tyre
Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se fushata kund...
-
“Si kryeministër”, Rama: Synojmë që Kosova të jetë si Singapori
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur edhe një herë tjetër ambici...
-
Vrasjet e pasluftës, Haziri: Nuk është vendosur drejtësi, jam kundër çdo lloj konsumimi politik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se vr...
-
Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, B.B., i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim m...
-
Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje në rezidencën e Princit William, mediat në Angli ua publikojnë fotot
Dy shtetas shqiptarë janë akuzuar për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar në re...
-
Nisma e PDK’së e Kurtit për Ligj krejt të ri për Hagën, BE: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi
Një zëdhënës i Bashkimi Evropian në një përgjigje për Gazetën Express ka thën...
































