Gashi për pezullimin e Topallit: Dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurisë nga burgu i Prizrenit, nuk i hartoi dy raporte në rastin Dehari
Autori: Gazeta inFokus
15:35 | 28 September 2022
Ministria e Drejtësisë sot ka njoftuar se ka pezulluar nga puna kryeinspektorin e Inspektoratit të Kosovës, Ylber Topalli, në lidhje me rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 2016.
MD-ja ka thënë se vendimin për pezullim e ka marrë në bazë të gjetjeve të Raportit të Inspektoratit të kësaj Ministrie.
E në lidhje me këtë ka reaguar avokati Tomë Gashi duke thënë se Topalli është i dyshuar se i ka marrë kamerat e sigurisë, nga burgu i Prizrenit para Policisë, dhe i njëjti i ka sjellë në MD, kur ishte ministre Dhurata Hoxha.
Sipas Gashit, Topalli nuk i ka hartuar dy raporte në lidhje me këtë rast.
“Në njërin raport që ka hartu me 14 nentor 2016 e ka quajtur rastin e Astritit vetvrasje. Po të njëjtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendos nënshkrimin e tij në këtë raport”, shkruan Gashi.
Ndryshe Ministria që drejtohet nga Albulena Haxhiu pretendon se Topalli ka bërë shkelje të rënda procedurale në rastin Dehari.
“Procedura disiplinore ndaj Topallit është iniciuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016”, thuhet në njoftim.
Shkrimi i plotë i Tomë Gashit pa ndërhyrje:
Pezullohet nga puna Kryeinspektori
Ylber Topalli
Procedura disiplinore ndaj z. Topalli
është inicuar për pretendimet e shkeljeve të renda procedurale që janë te ndèrlidhura me rastin e vrasjes se Astrit Deharit ne Qendrën e Paraburgimit nè Prizren, më 5 nentor 2016
z. Topalli dyshohet se i ka marre kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenti para Policise dhe i ka sjell ne Ministrin e Drejtesis ne kohen kur ministre ishte Dhurata Hoxha
Po ashtu i njejti si ka hartu dy raporte lidhur me rastin:
Ne njerin raport qe ka hartu me 14 nentor 2016 e ka quajtur rastin e Astritit vetvrasje. Po te njejtin raport ai e mohon qe eshte i tij edhe pse e ka vendos nenshkrimin e tij ne kete raport.
Me 21 nentor2016 e harton raportin e dyte te inspektimit ku thote qe Astriti ka vdeke.
Tani rastin e ka Prokuroria dhe duhet te hap hetim penal per secilin person te implikuar ne vrasjen e Astritit, ne ata qe i kan shtyte ne vrasje dhe per ata qe ne qfardo forme kan ndikuar ne fshehjen e vrasjes se aktivisitit te Levizjes VETËVENDOSJE!
Astrit Dehari.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































