Britania: Putin pritet të shpallë aneksimin e rajoneve ukrainase
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 27 September 2022
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të ngjarë që të njoftojë për bashkimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës me Federatën Ruse gjatë adresimit të tij në Parlament më 30 shtator, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.
Aktualisht, në katër territoret pjesërisht të okupuara nga Rusia, po mbahen të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë.
“Liderët e Rusisë shpresojnë që çdo njoftim për bashkim do të shihet si justifikim për ‘operacionin e posaçëm ushtarak’ dhe do të konsolidojë mbështetjen patriotike për luftën”, tha inteligjenca britanike përmes një postimi në Twitter.
Nga 23 shtatori deri më 27 shtator, në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës po mbahen të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë.
Kievi dhe Perëndimi i kanë cilësuar votimet si “të rreme” dhe kanë thënë se mbajtja e tyre është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, duke paralajmëruar se nuk do të njohin rezultatet.
Po ashtu, ka pretendime nga disa zyrtarë lokalë se votuesit po kërcënohen dhe frikësohen.
Liderët e instaluar nga Rusia në këto rajone ku po mbahen të ashtuquajturat referendume, kanë thënë se rezultatet preliminare do të publikohen mbrëmjen e 27 shtatorit apo në ditët në vijim.
Pas kësaj, pritet që ligjvënësit rusë të miratojnë bashkimin e rajoneve me Rusinë dhe Putin të nënshkruajë vendimin.
Rusia më 2014 kishte mbajtur një referendum në Gadishullin ukrainas të Krimesë, përmes së cilit aneksoi paligjshëm këtë gadishull.
Për mbajtjen e referendumeve të rreme u njoftua, teksa Rusia po pëson humbje në fushëbetejën në Ukrainë.
Më 21 shtator, Rusia po ashtu ka shpallur një mobilizim të pjesshëm dhe mëton që të thërrasë në luftë 300.000 rezervistë. Ky vendim ka nxitur protesta në mbarë Rusinë dhe eksod të burrave, të cilët po tentojnë të shmangin shërbimin në luftë./REL
Të tjera
-
Çfarë është “ngjyra rozë” që po përdoret për fikjen e zjarreve në Kaliforni?
Aeroplanët janë munduar ta fikin zjarrin mbi Kaliforni prej ditësh për të nda...
-
Haradinaj nga fushata, e quan Kurtin mercenar dhe shef të hajnave
Kryetari i Aleancës për Armërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur fushatë...
-
Krasniqi e LDK-së viziton qytetarët edhe në Has: Me njerëzit e punës e bukës së bardhë
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 36, Rrezart...
-
Urdhër evakuimi për 150 mijë banorë të Los Anxhelosit
150 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen në qarkun e Los Anxhelosit, në zo...
-
Hamza në takimin me banorët e Reçakut: Programi im s’është thjesht një premtim…
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka ta...
-
Rrëshqiti gomat gjatë lëvizjes, 27-vjeçari gjobitet me 150 euro dhe një pikë negative
Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një p...
-
Hamza takon bizneset në Shtime: Korporatat lirohen 5 deri në 10 vite nga tatimi në fitim, nëse investojnë mbi 500 mijë euro apo punësojnë mbi 50 punëtorë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar dhjetëra bizn...
-
Ramadani: Situata politike ka evoluar, vetëm pushteti është përgjysmuar, opozita është dyfishuar
Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë...
-
Haradinaj: Për të fituar Kosova, duhet ta heqim mashtruesin – shko Albin
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 e hapi ...
-
Rohde: Përparimi në dialog, e vetmja rrugë drejt BE-së
Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe ...
-
Më i zëshmi i AAK-së ia mësyn sërish Kuvendit, Besnik Tahiri garon me numër 10
Besnik Tahiri, nënkryetar i AAK-së, aktualisht edhe kryetar i Grupit Parlamen...
-
Daut Haradinaj çon në këmbë qytetarët në tubimin e nisjes të fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ...