Lajme

Detaje nga policia për helmimin në Podujevë, arrestohet pronari i restorantit

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 27 September 2022

Të shtunën mbrëma në një restorant në Podujevë janë helmuar nga ushqimi pesë persona, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhej me këtë në raportin 24 orësh të policisë thuhet se personi i dyshuar është arrestuar.

“Me 25.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se 5 (pesë)  persona/viktima meshkuj kosovar janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit. Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i  është mbyllur përkohësisht”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Ndryshe nga prokuroria për Infokus kanë treguar se një person është ndaluar për 48 orë.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, sipas KPRK-së. I dyshuari është nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje”, ka thënë Ulaj për Infokus./Gazeta Infokus/

Katër të helmuar pas një ahengu në një restorant të Podujevës

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera