Sport

Muriqi: Nuk e merituam humbjen, tani jetë a vdekje ndeshja ndaj Qipros

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 24 September 2022

Kosova ka pësuar humbje ndaj Irlandës së Veriut, me rezultat 1-2, në kuadër të Ligë së Kombeve.

Pas ndeshjes ka folur sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili është shprehur se se nuk e merituan humbjen, njofton Klankosova.tv.

“Nuk e merituam humbjen, kishim një super performancë në çdo repart, e dinim që do të sulmonin me krosime, kështu edhe shënuan, na dhembë shumë sepse nuk e merituam këtë rezultat”, është shprehur Muriqi.

-Advertisement-

“Gjithmonë është krenari ta veshësh fanellën e Kosovës, sidomos me qenë edhe kapiten i Kosovës”.

Muriqi theksoi se do të japin maksimumin ndaj Qipros.

“Do bëhemi gati sepse e dimë që është një ndeshje për jetë a vdekje, po të fitonim sot do ta kishim më të lehtë ndaj Qipros”.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy