Sport

Cavani tregon pse nuk u transferua te Boca Juniors

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 22 September 2022

Edinson Cavani mori propozime të ndryshme pas largimit nga Manchester United. Boca Juniors tentoi ta transferonte në Argjentinë “El Matador”, por akordi nuk u arrit dhe ky i fundit vendosi të vijonte karrierën te Valencia e Gennaro Gattusos.

Refuzimi nuk është pritur mirë te “Xenezies”, por sulmuesi uruguaian shpjegon në një deklaratë për Marca shkakun pse nuk kaloi tek ekipi i famshëm latin. “E mora vesh se shumë njerëz prisnin kalimin tim te Boca.

Miqtë e mi ma thanë një gjë të tillë, por ishte krijuar një përshtypje e gabuar. Janë thënë shumë gjëra të pavërteta. Me Riquelmen (zv presidenti i Boca Juniors) jam treguar i qartë, ne gjithmonë flisnim dhe e dinim se si ishte situata.

-Advertisement-

Më tërhiqte projekti i Boca Juniors, nuk e mohoj, por i dhashë prioritet qëndrimit në Europë dhe transferimit në Spanjë, sepse dua të përgatitem sa më mirë për Botërorin e Katarit. E falënderova shumë Riquelmen, pasi nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi bomberi 35-vjeçar.

Cavani firmosi një kontratë 2-vjeçare me Valencian. Synimi është shënimi i sa më shumë golave dhe mbërritja në formë në Katar 2022 (20 nëntor-18 dhjetor), aty ku Uruguai është pjesë e grupit H bashkë me Portugalinë, Ganën dhe Korenë e Jugut.

Me transferimin në La Liga, Cavani është kthyer në futbollistin e parë uruguaian që luan në katër nga pesë ligat kryesore të Europës (Serie A, Ligue 1, Premier League dhe La Liga).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera