Sport

Befason Silva, njofton tërheqjen nga përfaqësuesja portugeze

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 20 September 2022

Mesfushori i Benficës, Rafa Silva i ka dhënë fund aventurës së tij me kombëtaren portugeze në moshën 29-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, që deklaroi se ka njoftuar trajnerin Fernando Santos mbi vendimin, që ka ardhur për arsye personale.
“Kam njoftuar trajnerin dhe Federatën mbi vendimin tim për ta mbyllur kapitullin e kombëtares. Në këtë pkë të karrierës time është një vendim i drejtë, që vjen kryesisht për arsye personale.

Kam rreth 40 ndeshje me Poertugalinë dhe kam dhënë kontributin tim për të fituar Europianin e Ligën e Kombeve, ndërsa tani do të jem tifozi i parë i skuadrës”, deklaroi ndër të tjera Rafa Silva.

-Advertisement-

Edhe Federata Portugeze e Futbollit i kushtoi disa rreshta mesfushorit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë prej tij ndër vite dhe pranuar vendimin e tërheqjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera