Rozë

Prishja e miqësisë mes Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit? Moderatori i njohur zbulon të vërtetën

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 20 September 2022

Prishja e miqësisë mes Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit ka shkaktuar goxha reagime në publik dhe të gjithë janë shprehur kurioz të dijnë arsyen e vërtetë përse dy ish mikeshat e ngushta nuk flasin më me njëra-tjetrën.

Dy ish banoret kishin raporte të mira brenda “BBV”, por pas daljes nga ky spektakël ato nuk u panë më bashkë.

Në programin e “E Diell” gjatë një loje që organizohet me të ftuarin në studio, moderatori Ervin Kurti, i cili gjendej përballë Dea Mishel, ju drejtua pyetja se çfarë ka ndodhur realisht mes dy ish-banoreve.

-Advertisement-

Ervini është parë të ketë një raport të mirë me të dyja vajzat dhe zgjodhi të mos përgjigjej duke u shprehur se nuk e ka ai të drejtën të flasë.

“Kjo është një telenovelë e nisur në “BBVIP” dhe që protagonistet kryesore e dinë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë nuk ka ndodhur, çfarë është bërë mediatike dhe çfarë jo kështu që unë nuk jam i autorizuar të them asgjë nuk di asgjë më është fshirë memoria e kam tabularasa“, u përgjigj moderatori

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera