Sport

E quajtën majmun, Vinicius “thumbon” tifozët e Atleticos: Qanë në Lisbonë, qanë në Milano

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 19 September 2022

Reali i Madridit triumfoi 1-2 në derbi kundër Atleticos, një sukses që i mban “Los Blancos” në krye të tabelës (18 pikë) dhe të pamposhtur pas 6 javësh. Vinicius Junior, i cili u sulmua me kore raciste (“Vinicus, ti je majmun”) në ambientet jashtë stadiumit “Ëanda Metropolitanos” nga tifozë bardhekuq para se të niste ndeshje, zgjodhi një postim ironik në rrjetet sociale për të vënë në lojë fansat kundërshtarë.

Fillimisht, sulmuesi brazilian hodhi një “cicërimë” nga një këngë e tifozëve të Realit kundër Atleticos: “Perdiendo las finaaleeeeeees …” (duke humbur finalet), “Contra nuestro Real” (kundër Realit tonë). Më pas postoi edhe një strofë të këngës “Lloraron en Lisboa, Lloraron en Milán” (qanë në Lisbonë, qanë në Milano).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera