Mbahet testi i kandidatëve për Prokurorë të Shtetit
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 17 September 2022
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar sot mbajtjen e Testit Kualifikues, si hap i ardhshëm i procesit të rekrutimit të njëzetekatër (24) prokurorëve në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës, test ky, i cili është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Paraprakisht, për shkak të zbatimit të transparencës së plotë, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë, ditën e mbajtjes së këtij testi, Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit ka hartuar pyetjet për kandidatët që fituan të drejtën për të marrë pjesë në këtë testim.
Në këtë test morën pjesë 333 kandidatë (gjashtë (6) nga komunitet joshumicë), të cilët kanë pasur mundësi që të aplikojnë përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve dhe përmes dorëzimit të kopjeve fizike me email dhe postë të rregullt.
Me këtë rast, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, i shoqëruar edhe nga anëtarëte tjerë të komisionit, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, ka mbikëqyrë rrjedhën e plotë të mbajtjes së Testit Kualifikues.
Në kuadër të monitorimit dhe vëzhgimit të këtij procesi ishin edhe prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurorë të prokurorive të vendit, prokurorë të deleguar nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, prokuroritë themelore dhe përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë nga radhët e EULEX-it, OSBE-së, EUKOJUST-it, Akademisë së Drejtësisë së Kosovës dhe shoqëria civile.
Pas mbajtjes së Testit Kualifikues për rekrutimin e prokurorëve të rinj, do të organizohen edhe fazat e tjera të testimit të përgjithshëm sipas standardeve më të avancuara, të cilat përbëhen nga Testi me Shkrim dhe intervistimi i kandidatëve.
Të tjera
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...
-
Musliu: Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu sot ka qenë në ta...