Tatuazhi që ia ndërpreu ëndrrën, flet 23 vjeçari nga Gjilani
Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 17 September 2022
Ermelind Kastratit, të riut nga Gjilani iu ndërpre ëndrra në gjysmë. 23 vjeçari i cili priti një vit për t’iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës, tashmë është jashtë saj. Kjo si pasojë e një tatuazhi që gjilanasi ka në trup.
Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Mbrojtjes i dërgoi mesazh rreth 13 ushtarëve që ishin në kazermën “Skenderbeu” në Ferizaj që të njëjtit nuk mund të jenë më pjesë e FSK-së.
Krejt kjo për shkak të tatuazheve që ushtarët e rinj kishin në trup.
Kastrati për Insajderin tha se ia kanë parë tatuazhin kur ka shkuar për t’i bërë testet mjekësore, por, që atëkohë nuk i kishin thënë se mund të përbëjë një problem.
“Na kanë pa tek testi mjekësor, nuk ka kanë thanë asgjë. Aty nga ministria ka ardhur mesazhi në kazermë”, tha ai.
Ai tregoi se e kishte ëndërr që nga fëmijëria t’i bashkohet FSK’së dhe kërkoi nga Qeveria të largohet ky rregull.
“Po ka qenë ëndërr e jemja prej fillimi me qenë pjesë e FSK’së. Për Qeverinë e kam një mesazh që ta heqin këtë rregull se shumica e rinisë që kanë dëshirë me hy aty kanë tatto dhe nuk është ndonjë problem i madh tattoja”, ka thënë Kastrati për Insajderin.
23 vjeçari kishte tatuazh thënien e heroit të Kosovës, Agim Ramadanit.
“Mu shterrshin sytë nëse pushoj, lirinë tënde me ëndrrue, mallkue qoft gjaku im, nëse m’’vrasin pa luftue”.
Në rregullat e konkursit që janë publike specifikohet kriteri për tatuazhet ku tregohet se cilat prej tyre nuk lejohen.
Kështu thuhet në secilin konkurs të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun. (Në rast përzgjedhjeje, kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor deri në trajnimin bazik, në të kundërtën do të diskualifikohen)”.
Në njoftimet e konkurseve thuhet se për çdo informatë të rrejshme kurdo që zbulohet kandidatët do të largohen nga FSK-ja.
“Shënim: Kandidatët duhet të ofrojnë informata të sakta gjatë procesit të rekrutimit. Dhënia e informatave të rrejshme kurdo që zbulohet, gjatë procesit të rekrutimit apo gjatë shërbimit në FSK, rezulton me largim nga FSK-ja” thuhet një njoftimin për konkurs nga Ministria e Mbrojtjes.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...