Rozë

Pak pas ardhjes në jetë të djalit, Robin Krasniqi zbulon emrin e tij!

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 16 September 2022

Çifti i njohur shqiptar, Robin dhe Marigona Krasniqi, të cilët së fundmi kanë qenë goxha në qendër të vëmendjes kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre. Boksieri i njohur shqiptar dhe modelja bukuroshe u fejuan në fillim të këtij viti, ndërsa gjatë muajit prill njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë.

Ata e zyrtarizuan martesën e tyre në Gjermani gjatë muajit mars, mirëpo kishin paralajmëruar se do të bënin edhe një dasmë.

Çifti zgjodhi datën 9 maj për dasmën e tyre në Kosovë duke zgjedhur një prej restoranteve në Prishtinë për këtë ceremoni. Gjatë ceremonisë pati edhe një surprizë shumë të bukur. Marigona është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë. Me këtë rast, çifti kishte vendosur që gjininë e fëmijës së tyre të parë ta zbulonin pikërisht në ditën kur edhe do të lidhnin kurorë.

-Advertisement-

Në një moment shumë emocionues të dasmës, Robini dhe Marigona kanë pritur të zbulohet ngjyra identifikuese që simbolizon gjininë e fëmijës. Kur gjithçka u ndriçua me blu, Robini nuk e përmbajti gëzimin që ndjeu.

Dhe para pak ditësh, Robin Krasniqi është bërë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij, modelja Marigona Krasniqi, kanë mirëpritur në jetë vogëlushin e tyre. Lajmi është konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale, nga një postim i bërë nga vëllai i Robinit, Qëndrim Krasniqi. Vetë Robini ka bërë të ditur edhe emrin e vogëlushit të vogël nëpërmejt një postimi në Instagram ku kishte shkruar:

Të dashur Miq, më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht për urimet tuaja, për lindjen e Djalit tonë, Meyson Robin Krasniqi. Ne ju përshëndesim nga zemra dhe ju urojmë gjithë të mirat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera