Këngëtarja e njohur bën ndryshimin në pamje dhe duket kaq bukur (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 13 September 2022
Këngëtarja e dashur për publikun, Greta Koçi, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, artistja ka zbuluar se ka bërë një ndryshim në pamje. Ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe duket kaq yll.
Ndërkohë më herët, në një intervistë, Greta ka folur edhe për bërrylat në karrierë por edhe për pasionet e saj.
“Besoj se është mosha tani dhe pjekuria, por edhe jam stërvitur me botën e artit. Në fillimet e mia unë nuk i ndjeja bërrylat apo dashakeqësitë sepse ishte ajo që dilte para të gjithave, menaxhimi është shumë i rëndësishëm. Është fat i madh që të kesh njerëz që të menaxhojnë sidomos kur është familja jote.
Muzika fillon e kthehet në biznes, por një këngë ka shumë shpenzime edhe pse njerëzit thonë ca jete bëjnë këta. Një klip kushton, një dalje televizive kushton. Domethënë janë të gjitha gjera që kanë koston e vet, nuk mund të arrihen lehtë, por edhe fitimet kur arrin në një stad janë goxha të mëdha nuk krahasohen me një njeri që bën një punë normale. Gjithashtu ne kemi pasur edhe disa biznese të tjera në lidhje me muzikën. Kam pasur një radio, tashmë kemi një studio muzikore dhe janë të gjitha një zinxhir i madh në shërbim të muzikës”, ka thënë Greta.
Të tjera
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...