Kurti takohet me Feith, ja për çfarë bisedojnë
Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 12 September 2022
Sot Albin Kurti, ka pasur një takim të rëndësishëm.
Në 10-vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka takuar ish-shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith.
Kurti tha se tashmë Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.
“Sot jemi mbledhur që të festojmë 10-vjetorin, momentin kur Kosova u bë sovrane dhe plotësisht e pavarur. Para 10 vjetësh, Republika e Kosovës ishte katër vjet. Tashmë jemi shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor. Kemi zhbërë 76 grupe kriminale. Përparimi ynë në sundimin e ligjit është në pajtim me avancimin tonë ekonomik”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se Kosova ka dëshmuar që është partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare.
“Synimi i mirë i Feith ishte në përputhje me dëshirën për liri dhe aspiratat tona për të mos u përjashtuar nga komiteti ndërkombëtar”, ka shtuar Kurti.
Ish-shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Pieter Feith ka përmendur sfidat me të cilat po përballet Evropa.
“Jam i bindur Albin, që me udhëheqjen tënde të urtë do të mundësoni që të mbrohet interesi i Kosovës. Në Bruksel nuk ishin shumë të interesuar për rolin tim. Duke qenë ashtu siç kam qenë shfrytëzova një qasje që të lëvizja përpara në zbatimin e një liste të gjata të dispozitave të planit të Ahtisari-t. Barta autoritetin dhe përgjegjësinë tek institucionet.
Qysh nga fillimi kishte një kundërshtim të madh nga Serbia. Në verë 2013 përfaqësuesit e grupit ndërkombëtar filluan që të japin konsiderata të daljes dhe dhënies fund të pavarësisë së mbikëqyrur.
Kishte shumë refleksione për datat, atëherë po mendonim në fund të verës 2012 dhe në të njëjtën kohë parimet e mia po fokusoheshin që gjatë vitit të kaluar, përpjekjet e fundit për të zbatuar sa më shumë që është e mundur të planit të Ahtisari-t. 90 për qind të pakos e pa dritën e të zbatuarit me “dritën e gjelbër” të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Si rezultat kur erdhi koha që të përfundojë në shtator të vitit 2012, të nesërmen shkuam me keqardhje për shkak të miqësisë që kishim me kosovarët. Shkuam dhe nuk lamë gjurmë prapa”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Në vikend pritet të ketë mot të qëndrueshëm pa reshje
Gjatë vikendit, parashikohet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje, falë ndikimit t...
-
LAJMI I FUNDIT: Vetura godet një person në Prishtinë, kjo është gjendja e tij
Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Ko...
-
Viva Fresh përfundon vitin me ZBRITJE PAKUFI për qytetarët!
Viva Fresh, lideri i marketeve në vend, përmbyll vitin me ZBRITJE PAKUFI! ...
-
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari për tragjedinë e Novi Sadit
Studentët universitarë organizuan protesta në disa qytete të Serbisë të premt...
-
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar ...
-
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrave
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon se dhe Shqipëria është p...
-
A janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro? Ministria del me njoftim
Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se kanë proceduar transferin ...
-
Në temperatura minus një pjesë e Gjilanit pa rrymë nga ora 11:00
Sagës së reduktimeve me energjinë elektrike në Kosovë nuk i shpëtuan as qytet...
-
Hyn në fuqi rregullorja e re e “Pastrimit” të mbeturinave
Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Rr...
-
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhgues...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u vazhdohet paraburgimi
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj të tjerë m...
-
KOSTT-i e Ministria e Rizvanollit për dy shtylla e lanë në terr qytetin e Ferizajt
Ka më shumë se një javë që qytetarët e Ferizajt kanë mbetur në terr e po përb...