Nagavci: Ka vetëm një palë të barrikaduar, SBASHK-u
Autori: Islam Morina 14:33 | 10 September 2022
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci i është kundërpërgjigjur akuzave të SBASK-ut, duke thënë se ka vetëm një palë të barrikaduar e që sipas saj është SBASK-u, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas saj shumica e kërkesave të mësimdhënësve është plotësuar por se ka akuzuar SBASHK-un se nuk po pranon të ndalë grevën pa ua dhënë 100 eurot e kërkuara apo shumën për të cilën do të merreshin vesh.
Nagavci ka ftuar mësimdhënësit që të bojkotojnë grevën e SBASHK-ut duke tentuar kështu tash e sa herë që të përçaj grevistët se gjoja greva e SBASHK-ut është duke u bërë për interesa individësh të caktuar.
Kujtojmë që mësimi nuk ka filluar me 1 shtator shkaku i grevës së mësimdhënësve që po kërkojnë 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri të pagave.
Postimi i plotë:
“Ka vetëm një palë të barrikaduar.
Pozicioni ynë legjitim është: Të fillojë mësimi. Shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar, vazhdojmë dialogun e mirëfilltë social.
Pozicioni i drejtuesve të SBASHK: Nuk fillon mësimi para se të plotësoni kërkesën tonë për 100 euro ose për shumën që merremi vesh.
Sikur çdoherë deri më tani, edhe sot dhe çdo çast jam e gatshme për bashkëpunim. E hapur për rekomandime e kritika konstruktive. E vullnetshme për të punuar në avancimin të pozitës së mësimdhënësve ashtu si dhe në vlerësim e ridizajnim të politikave që shpiejnë në përmirësim të rezultateve.
Arsimi në radhë të parë është çështje e përmbajtjes dhe cilësisë.
Çdo orë më shumë e humbur është me pasoja për fëmijët që shkojnë në çerdhet e shkollat publike, për të gjithë ne.
Andaj, të dashur mësues, mos refuzoni të bëni punën më fisnike, atë të mësimdhënies.
Çdo ditë jashtë klasave, ju bën me vetëdije ose jo, pjesë të agjendave të grupeve të interesit që asnjë interes të përbashkët me ju a me arsimin si fushë nuk e kanë. Përkundrazi, kanë kontribuar në gjendjen që e kemi të gjithë.
Mësimi është mbi të gjitha.
Greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor. Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh”, ka shkruar Ngavci./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...
-
Kica-Xhelili: Nuk më duhen raportet e “Freedom House” dhe i DASh-it për ta kuptuar se Qeveria Kurti është e korruptuar
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet...
-
Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë, Vuçeviq: Serbia nuk do të heqë dorë nga Rusia
Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një deb...
-
Përsëritet kërkesa për heqjen e masave, Stano i ftohtë: Kur të vendosin vendet anëtare, jo politikanët e Kosovës
(Foto nga arkivi: Josep Borell Përfaqësues i Lartë i BE’së)Liderët e Kosovës ...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Stanos me dy foto: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit ...
-
SKANDALOZE: Këtë shkollë në Viti e mbulon myku, shikoni si qindra karrige e banka i kanë hedhur në një klasë
Shkollën ish teknike “Jonuz Zehnullahu”, në komunën e Vitisë duket se e ka mb...