Lajme

Kjo është mosha e personit që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 07 September 2022

Një burrë në Skenderaj ka vdekur të martën pasi u rrëzua në vendin e punës nga objekti ku po punonte, shkruan Gazeta Infokus.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Infokus se viktima është i moshës 64 vjeçare, derisa vdiq pas lëndimeve që mori në vendin e punës.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi ka rënë nga një objekt në ndërtim ku viktima ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës. Viktima R.R 64 vjeçar”, ka deklaruar Zahiti për Infokus.

-Advertisement-

Ndërkaq në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, derisa nuk raportohet për të arrestuar./Gazeta Infokus/

Ra nga objekti ku ishte duke punuar, vdes punëtori në Skenderaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera