Lajme

Haradinaj nis ciklin e bashkëbisedimit me qytetarë, sot me qytetarët e Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 07 September 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot do të fillojë takimet me qytetarë nëpër qytete anekënd Kosovës. Haradinaj sot ka njoftuar se ciklin e bisedimeve me qytetarë do ta fillojë në qytetin e Prizrenit, për të vazhduar më pas në qytetet e tjera të Kosovës.

Tutje, Haradinaj ka thënë se krijimi i hendekut të madh qeveri-qytetar, krizat në çdo pore të shoqërise, kanë sjellur qytetarin e Kosovës në ditë jo të mira për të dhe institucionet e Kosovës në prag të kollapsit.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Kohërat e ndjeshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, kërkojnë sinqeritet e bashkëbisedim mes nesh.

Krijimi i hendekut të madh qeveri-qytetar, krizat në çdo pore të shoqërise, kanë sjellur qytetarin e Kosovës në ditë jo të mira për të dhe institucionet e Kosovës në prag të kollapsit.

Do fillojmë sot me një cikël bisedimesh me qytetarët tanë. Nisim në Prizren, për të vazhduar ditëve tjera në qendra të tjera.

Jeni të mirëseardhur të flasim hapur, të ndajmë brengat tona, të kërkojmë dhe të gjejmë zgjidhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera