Lajme

Lëviz Prokuroria, nis hetim për rastin e tentim sulmit ndaj Rrahman Jasharajt

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 05 September 2022

Prokuroria Themelore në Prishtinë zyrtarisht ka nisur hetimet ndaj tentim sulmit të kryetarit të SBASHK-u, Rrahman Jasharaj, gjatë vizitës së tij që pati në mengjes në shkollën “Ismail Qemaili”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për hetim në drejtim të veprës penale “Kanosja”, si dhe janë autorizuar policia për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj për Gazeta Blic.

-Advertisement-

Ndryshe, incidenti ndodhi sot derisa Jasharaj vizitoi shkollën “Ismaili Qemali”, ku pas deklarimit, një person që tha se ishte gjyshi e një nxënëse, tentoi ta sulmoi Jasharajn, e më pas e quajti edhe armik të nxënësve.

Jasharaj pas sulmit u deklarua se tentim sulmi ndaj tij ishte tendencioz dhe se sulme të tilla mund t’i ndodhin edhe në rrugë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera