Lajme

Lekaj – Kurtit: Falë diasporës je kryeministër, votat e tyre do të ndëshkojnë

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 04 September 2022

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se janë të papranueshme deklaratat e Kryeministrit Kurti për diasporën.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj ka thënë se fyerja që Kurti i bëri diasporës, epiteti që u vuri i dëmton ata.

Tutje ai thotë se mashtrimi i parë që Kurti u bëri bashkëatdhetarëve ështl me polisën kufitare, që siç shkruan ai, fillimisht Kurti në mandatin e parë ua pagoi, ndërsa këtë vit ata e paguan vet.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Fyerja e Kryeministrit ndaj Diasporës sonë është e papranueshme, dhe si i tillë ky epitet i dëmton tej mase ata. Si deputet i Republikës së Kosovës, nuk e pranoj assesi që një kryeministër t’i ofendojë në këtë mënyrë bashkatdhetarët tanë.

Kryeministër, fillimisht i mashtrove me polisën kufitare, për të cilën mandatin e parë u pagove, ndërsa këtë vit i detyrove të paguajnë, dhe nuk e largove siç pate premtuar.

Falë tyre je kryeministër, dhe besoj se votat e tyre do të ndëshkojnë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera